Siguria në Ballkanin Perëndimor, temë diskutimi ndërmjet deputetëve kosovarë e delegacionit gjerman

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka zhvilluar takim me delegacionin e Grupit të Evropës Juglindore të Parlamentit të Gjermanisë.

Arbëreshë Kryeziu, kryetare e Komisionit ka shprehur kënaqësinë për vizitën e këtij grupi nga Budenstagu gjerman, duke i njoftuar për procesin nëpër të cilin po kalon Republika e Kosovës.

Kryeziu para tyre ka përmendur sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë nga një grup paraushtarakësh serb të mbështetur nga Serbia.

Ndërkohë, ka falënderuar këtë delegacion për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Delegacioni i Grupit të Evropës Juglindore të Parlamentit të Gjermanisë ka zhvilluar takim edhe me anëtarët e Komisionit Parlamentar  për Integrim Evropian. /RTK/

Read Previous

Kupchan: Kosova dhe Serbia po kthehen prapa

Read Next

Deklarata e Ramës, reagon Basha: Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie, por për mbështetje konkrete