Veseli: Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në një letër drejtuar të dërguarit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka renditur përpjekjet që Kosova ka bërë ndaj kërkesave për heqjen e masave.
Bislimi ka shkruar në X, se një largim i menjëhershëm i masave do t’i ndihmonte institucionet e Kosovës të mobilizonin përpjekjet për përparimin e përshpejtuar të reformave, krijimin e mjedisit për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin më të shpejtë. /KosovaPress/