Pesë persona të lënduar në një aksident në Mleqan të Malishevës

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 19:10, në fshatin Mleqan, komuna e Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një autobus si dhe tri makina.

Përmes raportit policior të dërguar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur pesë persona.

Raporti i plotë i Policisë :

Rreth orës 19:10 është raportuar aksident trafiku në fshatin Mleqan-Malishevë (rruga Prishtinë-Pejë).

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar.

Aktualisht, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, është duke ndërmarrë veprimet nevojshme hetimore.

/tvsyrivision/

Read Previous

Nora Gjakova humb garën për të bronztën, renditet e pesta

Read Next

Parashikimi i motit