27 liderët e BE-së arritën një marrëveshje për paketën e ndihmës prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën, sipas një njoftimi të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, menjëherë pas fillimit të Samitit.
“Ne arritëm një marrëveshje. Të 27 liderët ranë dakord për një paketë shtesë prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën brenda buxhetit të BE-së. Kjo siguron financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën.
BE po merr përgjegjësinë në mbështetje të Ukrainës; ne e dimë se çfarë është në rrezik, “ tha Michel në një postim në X.
Postimi shoqërohet me një foto të të gjithë liderëve pjesëmarrës në takim, rreth një tavoline ovale dhe Viktor Orban, i cili ka ulur kokën.
We have a deal. #Unity
All 27 leaders agreed on an additional €50 billion support package for Ukraine within the EU budget.
This locks in steadfast, long-term, predictable funding for #Ukraine.
EU is taking leadership & responsibility in support for Ukraine; we know what is…— Charles Michel (@CharlesMichel) February 1, 2024
Marrëveshja i parapriu një takimi shumëpalësh të liderëve të vendeve të BE-së me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i thirrur nga Charles Michel përpara fillimit të Samitit të jashtëzakonshëm.
Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, morën pjesë në takimin që synonte heqjen e vetos të Viktor Orban për paketën e ndihmës ekonomike për Ukrainën, në vlerën 50 miliardë euro për 2024-2027. /abcnews.al