Bastisjet në objektin e Policisë, deklarohen Prokuroria e Policia e Kosovës

Përmes një komunikate të përbashkët, Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar opinionin lidhur me bastisjen në një objekt të ndërtesës së Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit thuhet se në objekt dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore.

“Nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës,
Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt. Për zhvillimet rreth këtij aksioni do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e tyre.

/paparaci/

Read Previous

Konjufca: Heroizmi i Zahirit me shokë ngriti moralin popullor në luftën për çlirim

Read Next

Hoti: As në Vjenë nuk morëm përgjigje se pse Serbia nuk po i hap arkivat