Samsung Galaxy S27 Pro dhe Ultra mund të sjellin për herë të parë teknologjinë DC Dimming
Euroambasadori në Shkup, David Geer, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, ka uruar zgjedhjen e qeverisë kalimtare në krye me Talat Xhaferin.
Geer ka shkruar se mezi pret që të bashkëpunojë me përbërjen e re qeveritare.
“Urime kryeministrit Xhaferi për zgjedhjen e tij kryeministër. Mezi presim bashkëpunim të ngushtë me të dhe qeverinë e re në këtë moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së”, ka shkruar Geer.
Talat Xhaferi dje u zgjodh kryeministër i Qeverisë teknike, e cila ka mandat 100 ditor dhe është përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve të rregullta kuvendare, të cilat do të mbahen më 8 maj./Telegrafi/