Pendarovski mandaton Xhaferin për formimin e Qeverisë teknike

Presidenti Stevo Pendarovski sot ia dorëzoi mandatin Talat Xhaferit për përbërjen e qeverisë kalimtare, që do të funksionojë deri në zgjedhjen e qeverisë së re që do të formohet pas zgjedhjeve kuvendare.

Xhaferi në pranimin e mandatit tha se Qeveria e re do të formohet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

Ai gjithashtu theksoi se edhe nga pozita e kryeministrit do të vazhdojë të punojë me përkushtim, përgjegjësi dhe transparencë.

Të shtunën mandatari teknik do të dorëzojë në Kuvend programin dhe përbërjen e Qeverisë së re.

Tashmë është bërë e ditur përbërja e Qeverisë teknike pasi partitë politike shpallën propozimet për ministra dhe zëvendësministra shtesë.

Qeveria teknike duhet të zgjidhet dhe të votohet deri në mesnatën e së dielës. Ende është e sigurt nëse OBRM-PDUKM do ta mbështesë qeverinë. /Telegrafi/

Read Previous

“iNews”: Shqipëria mes vendeve më të lira evropiane për t’u vizituar në vend të Barcelonës

Read Next

Çështja e qenve endacak ende pa zgjidhje