Shpërthen bombola e gazit brenda një banese

Banorët e lagjes “Popullore” në Shijak janë ngritur të frikësuar mëngjesin e së enjte pas një shpërthimi të fuqishëm që ata kanë dëgjuar.

Raportohet se një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e shtetasit L. K., 70 vjeç dhe për pasojë shkaktoi dëme të mëdha materiale.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje./a2news.com/

Read Previous

Presidenti maqedonas qëndron sot për vizitë në Kosovë

Read Next

63 vjet nga transmetimi i parë drejtpërdrejt televiziv në Amerikë