Ndalohet një person, hyri ilegalisht nga Serbia

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në fshatin Joshanicë të Leposaviqit.

Sipas policisë gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohej se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi –Kosovë.

Gjatë kontrollit në automjet kishte pasur të ngarkuara mallra të ndryshme ushqimore.

Automjeti me mallra është dërguar në doganë, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar. /Telegrafi/

Read Previous

Vetëplagoset i mituri, konfiskohet arma

Read Next

Lufta në Gaza, 163 të vrarë në 24 orët e fundit