Sot me fillim nga ora 17:00 në palestrën “Shani Nushi” Vëllaznimi do të ndeshet me Prizrenin, ku fitorja është shumë e vlefshme për të dy skuadrat. Kuqezinjtë janë vendin e pestë me shtatë fitore e nëntë humbje, kurse prizrenasit kanë pesë fitore e 11 humbje, andaj sfida është shumë e rëndësishme.
Ndërsa takimi i fundit i javës së 17-të zhvillohet ndërmjet Istogut dhe Bashkimit. Istogasit që për herë të parë janë në Superligë, kanë një fitore e 15 humbje, ku fitoren e vetme e kanë ndaj prizrenasve, që kanë pesë fitore e 11 humbje.