Arrestohet një person për dhunë në familje

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar njё person i dyshuar për vepren penale “ Dhunё nё familje” në Deçan. I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё.

“Ështё njoftuar se nё fshatin Isniq-Deçan, ka ndodhur njё rast “Dhunё nё familje”, me tё marrё informatёn njёsitet pёrkatёse tё Stacionit Policor nё Deçan, kanё shkuar nё vendin e ngjarjёs, kanё arrestuar personin e dyshuar, ndёrsa viktima e rastit ёshtё dёrguar pёr tretman mjekёsor nё QKMF-Deçan”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, ёshtё kryer kontroll-bastisje ne shtёpinё e personit tё dyshuar dhe tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar një pistoletё Sig Sauer 9×19 mm, armё e cila kishte leje përkatëse, dy karikator i sё njejtёs armed he dyzet e katёr (44) fishekt kal. 9x19mm.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё. /RTK/

Read Previous

Shpyllëzimi në Amazonë ra me 50% në vitin 2023

Read Next

Babai raporton se e bija iu sulmua seksualisht në Gjakovë