Projekti i një Super League Evropiane ka rifituar fuqi falë vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për abuzimin e pozitës dominuese nga UEFA dhe FIFA. “A22”, kompania që mbështet turneun, ka shpallur një format të rishikuar dhe tashmë ka ide të qarta: objektivi është të fillojë me një buxhet prej 15 miliardë eurosh, me datën e fillimit të caktuar në shtator 2025.
Sipas asaj që raportoi “El Periodico”, u vendos që të vazhdohet gradualisht dhe të mos fillohet që në sezonin 2024-25.
Ndërsa, spanjolles “Cope”, buxheti i përgjithshëm do të vinte nga fonde të ndryshme investimesh evropiane dhe amerikano-veriore, ndërkohë që pjesëmarrja e aktorëve nga Lindja e Mesme duhet të përjashtohet për momentin, me synimin për t’u distancuar nga FIFA dhe UEFA, të cilat mburren me marrëdhëniet e rëndësishme me sauditët, por jo vetëm.
Kështu, buxheti do të përkthehej në një shifër prej 5 miliardë eurosh në sezon, për secilin nga tre sezonet e planifikuara. Nga këto 5 miliardë euro në vit, 4.6 miliardë euro do të ndaheshin mes klubeve pjesëmarrëse, ndërsa 400 milionë euro do të shkonin në fondin e solidaritetit, për t’u ndarë për klubet bazë dhe jo pjesëmarrëse.
Vetë “A22” e shpjegon: “Investimet në të gjithë piramidën e futbollit janë thelbësore për ruajtjen e një ekosistemi të shëndetshëm futbolli. Propozimi i ri për Super League Evropiane parashikon një rritje të pagesave të solidaritetit për klubet bazë dhe jo-pjesëmarrëse deri në 8% të të ardhurave të turneut, me një shumë minimale prej 400 milionë eurosh, më shumë se dyfishi i asaj që shpërndahet në mbarëvajtjen aktuale në garat evropiane”.
Me këto shuma të larta, Super League synon të joshë ekipet që kanë braktisur anijen dhe ata që janë të kujdesshëm për të hyrë në një turne që ua kthen shpinën garave po aq të njohura si Champions League dhe Europa League, përveç asaj më të fundit Conference League. /Albanianpost.com