Pas ekzekutimit të shtesave të njëhershme prej 100 eurove për pensionistët, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka sot kanë ekzekutuar 100 eurot për të gjithë fëmijët nën moshën 16 vjeçare.
“Ekzekutohet edhe shtesa e njëhershme për të gjithë fëmijët që janë në sistem të shtesave për fëmijë. Mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë. Varësisht nga banka, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë bankare”, shkruan Murati.
Sipas njoftimit, përfitues të kësaj shtese janë mbi 388 mijë fëmijë.