Arrestohet një person, iu gjet dhe konfiskua një TT

Është arrestuar një person në Skenderaj, pasi të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar një TT.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit e llojit TT me një karikator me tetë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Klankosova.tv/

Read Previous

Kreu i OBSH-së: Gjendje shumë e rëndë në Gaza

Read Next

Presidenti i FIFA-s dhe ai i UEFA-s urojnë FFK-në për të arriturat e futbollit kosovar