Florent Hasani transferohet te skuadra e madhe e Bukureshtit

Florent Hasani është prezantuar edhe zyrtarisht si futbollist i ri i Rapidit të Bukureshtit.

Futbollisti nga Kosova i është bashkuar Rapid Bukureshtit për 300 mijë euro nga Tirana.

Raportohet se Florent Hasani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Rapid Bukureshtin.

Hasani ka zgjedhur numrin 8 te skuadra nga kryeqyteti i Rumanisë.

26-vjeçari te Rapidi do të bashkohet me futbollistin tjetër nga Kosova, Ermal Krasniqin që u transferua nga Ballkani verën e këtij viti.

Ndryshe, Hasani ka pasur një gjysmë sezoni fantastik me Tiranën duke shënuar 10 gola në 16 ndeshje, ndërsa sezonin e kaluar ai ishte golashënuesi më i mirë në Kategorinë Superiore me 16 gola të shënuar.

Në Kosovë, ai kishte veshur fanellën e Vushtrrisë dhe Trepçës 89, ndërsa në Evropë karrierë ka bërë tek ekipet si Diosgyr, Kfar Saba dhe së fundmi Gyirmot.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kurti e Nagavci vizitojnë nxënës të programit të arsimit dual

Read Next

Ura mbi lumin Erenik që lidh rrugën “Bujar Roka” dhe Shkugëzën afër finalizimit