Sveçla: Së shpejti del raporti për Banjskën dhe policët e kidnapuar nga Serbia

Autoritetet e Kosovës janë duke bërë hetimet më të mëdha në historinë e vendit.

Kështu ka thënë Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili ka treguar se shumë shpejtë do të publikohet një raport i detajuar për atë që ka ndodhur në Basnjkë të Zveçanit me 24 shtator dhe rastin e qershorit të kidnapimit të tre policëve kosovarë nga Serbia.

“Shpresoj që shumë shpejtë të dalim me rezultate preliminare. Kjo është ndër kërkesat që kam adresuar në polici dhe prokurori që të kemi raportin mbi të gjeturat”, është shprehur Sveçla.

Ai ka thënë se edhe KFOR dhe EULEX janë në përgatitje të një raporti për këto dy raste. /Klankosova.tv/

Read Previous

Hoxha: Ka raste kur disa shkaktojnë aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi

Read Next

​Betohen 17 vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë