Eurodeputetët kërkojnë hapje të negociatave me Ukrainën, Moldavinë dhe Bosnjën

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga Këshilli Evropian për të vendosur në takimin e 14 dhe 15 dhjetorit që të hapen negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

Pas reformave të bëra dhe hapave të ndërmarrë, ata thonë që bisedimet duhet hapur edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën, derisa Gjeorgjisë t’i garantohet statusi i vendit kandidat, thuhet në njoftimin e bërë në faqen e PE-së.

Eurodeputetët mirëpresin planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe ftojnë krerët evropianë që të miratojnë pa vonesa kornizën e bisedimeve, pasi të jenë plotësuar kërkesat përkatëse në lidhje me secilin prej vendeve kandidate për të nisur me shpejtësi negociatat e anëtarësimit.

Këto kërkesa janë bërë përmes një rezolute për politikën e zgjerimit.

/klankosova/

Read Previous

Haxhi Shala paraqitet për herë të parë para Speciales

Read Next

Gjermani – Koalicioni qeveritar dështon në arritjen e një marrëveshje për emigracionin