Dogana e ATK me bastisje në bizneset e fishekzjarreve

Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion këtë të mërkurë.

Gjatë këtij aksioni i cili po zhvillohet në pesë lokacione në Prishtinë, janë duke u kontrolluar bizneset të cilat merren me importimin e fishekzjarreve.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

“Aksioni po vazhdon ende. Për detaje të tjera ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Read Previous

Samiti i klimës, miratohet marrëveshja historike për lëndët djegëse fosile

Read Next

Clinton: Shqipëria një shembull suksesi, uroj që e gjithë bota ta vizitojë