Ndryshime në Presidencë, Blerim Vela largohet nga pozita e shefit të stafit të Osmanit

Blerim Vela ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të stafit të kabinetit të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në vendimin që pritet të hyjë në fuqi më 1 dhjetor, thuhet se Vela brenda 30 ditësh obligohet të bëjë deklarimin e pasurisë në pajtim me nenin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe Dhuratave.

Vela ishte emëruar shef i stafit të presidentes Osmani, tri vite më parë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Blinken: Armëpushimi dha rezultate, shpresojmë të vazhdojë

Read Next

Mbi 1 mijë kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza që nga fillimi i armëpushimit