Një grua nga fshati Radevë i Graçanicës, ka kërkuar ndihmë dhe mbrojtje nga Policia, pasi është dhunuar nga ish- bashkëshorti.
Disa burime jozyrtare kanë zbardhur detaje nga dëshmia e 37-vjeçares, e cila ka pohuar se ish-bashkëshorti i saj 38 vjeçar ka shpërndarë fotografitë e saj intime në rrjetin social Facebook.
Ajo më tej ka deklaruar se ish-bashkëshorti e ka rrahur, pasi ajo ka shkuar t’ia lë nën përkujdesje fëmijën e tyre.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Me urdhër të prokurorit, 38-vjeçari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Ngacmim’./Sinjali/