Mbi 13 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës, mes tyre 6 mijë fëmijë

Ministria e shëndetësisë së Gazës, në një deklaratë ditën e sotme tha se është rritur numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas. Drejtori i ministrisë së shëndetësisë, Medhat Abbas, tha se 13 mijë palestinezë kanë vdekur deri më tani, mes tyre 6 mijë fëmijë.

Ministria e shëndetësisë  tha gjithashtu se 6,000 persona të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe dyshohet se janë varrosur nën rrënoja.

/abcnews.al

Read Previous

Tre të arrestuar në veri të Mitrovicës, njëri nga ta kishte urdhër-arrest aktiv për një laborator droge

Read Next

Osmani: Shqiptarët e Preshevës po përballen me spastrim etnik përmes mjeteve administrative