Zjarri në IML, Policia: Dy zyra janë përfshirë nga flakët, nisin hetimet

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot në orët e mëngjesit është përfshirë nga zjarri objekti i Instituti të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës tha për Telegrafin se nga zjarri janë përfshirë dy zyra, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo.

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. /Telegrafi/

Read Previous

Banorët e fshatit Damjan ankohen për cilësinë e ujit të pijes

Read Next

Persona të maskuar dhe të armatosur sulmojnë me mjet shpërthyes një bankomat