Merz: Trump të mos krijojë surpriza gjatë takimit me Putinin në Kinë
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 18 tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në Ohio, SHBA, kur një kamion u përplas në autobusin që transportonte nxënësit.
Në aksident janë përfshirë pesë vetura, në mesin e tyre autobusi që transportonte nxënësit e një shkolle të mesme në Ohio.
Tre pasagjerë nga autobusi janë shpallur të vdekur në vendin e ngjarjes, kurse autoritetet kanë zbuluar identitetin e pasagjerëve të vdekur në autobus.
Bëhet fjalë për 18-vjeçarin John Mousley, Jeffrey Worell, 18 dhe Katlyn Owens, 15-vjeçe.
“Është makthi ynë më i madh kur kemi të bëjmë me një autobus plot me fëmijë që u përfshi në aksident”, tha guvernatori i Ohios, Mike DeVine.
15 nxënës dhe shoferi i autobusit janë dërguar në spital për trajtim, derisa të tjerët i janë dorëzuar prindërve.
At least six people were killed and 15 others injured in an accident involving five vehicles along an Ohio highway. Among those involved was a charter bus carrying 57 individuals, primarily high school students. https://t.co/QBLQR8fFbI pic.twitter.com/RPtoEMDNIa— CBS Evening News (@CBSEveningNews) November 14, 2023
E në mesin e të vdekurve janë edhe tre persona nga një veturë. Janë Dave Kenat, 56-vjeç, Christy Gaynor, 39, dhe Shannon Vigfield, 45. /Telegrafi/



