Kaçaniku për rritjen e çmimeve: Përgjigjen ndaj qeverisë me dialog ose në mënyrë tjetër
Një person ka ndërruar jetë pasi derisa kishte qenë duke punuar është rrëzuar nga një lartësi.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:14 në lagjen Veternik, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, ekipi i urgjencës nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa kishte qenë duke punuar është rrëzuar nga një lartësi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, ekipi i urgjencës nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes është dal edhe prokurori kujdestar, me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Ndërkaq, tutje në raport thuhet se i dyshuari, pronar i lokalit pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtës për 48 orë. /Telegrafi/