Forca Detare shqiptare ishte pjesë e stërvitjes “Neptune Strike 23”, mes 20 vendeve aleate të NATO-s.
Vetë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi se anija Oriku dhe ekuipazhi i saj ndërvepruan në detin territorial me aeroplanmbajtësen spanjolle Juan Carlos dhe fregatën Numancia.
Pjesë e stërvitjes ishin dhe tre helikopterë dhe dy avionë, të cilët mbështesnin nga ajri operacionet speciale të trupave në det dhe ishullin e Sazanit.
“Neptune Strike 23”, ka për qëllim zbatimin e ligjshmërisë në det dhe koordinimin e veprimeve gjatë kryerjes së operacioneve të përbashkëta midis vendeve të NATO-s.
/albanianpost/