Izraelitët publikojnë pamjet kur tanket e tyre futen në Rripin e Gazës

Forcat Mbrojtëse të Izraelit që ndryshe njihen si IDF, kanë publikuar pamjet e hyrjes së mbrëmshme me tanke në Rripin e Gazës.

Videoja është publikuar në profilin zyrtar të IDF-së në platformën X.

Ishin dronët ata që tërë kohën filmuan veprimet e tankeve si dhe sulmet nga ajri që shërbenin si mbështetje.

Në të shfaqen makineri të rënda për ndërtim, që shembën muret që ndajnë Izraelin nga Rripi i Gazës dhe ku më pas kalojnë tanket në këtë territor.

Në kuadër të fazës së ardhshme luftarake, IDF-ja ka kryer operacionin në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Tanket dhe këmbësoria e IDF-së kanë goditur një sërë objektesh që shfrytëzoheshin nga militantët e Hamasit, si dhe është goditur infrastruktura dhe pozicionet nga ku lansoheshin raketat anti-tank.

Gjithashtu nga IDF-ja është bërë e ditur se “ushtarët izraelitë me të kryer këtë operacion, janë tërhequr dhe janë rikthyer në territorin e Izraelit”.

Madje edhe në fund të videos, shihen tanket duke u rikthyer në territorin e Izraelit. /Telegrafi/

Read Previous

OKB: Nuk ka asnjë vend të sigurt në Gaza, po bombardohen rrugët e evakuimit

Read Next

Maqedonci: Sulme si në Banjskë mund të përsëriten, Serbia ka 48 baza operacionale përgjatë kufirit me Kosovën