Konfirmohet nga agjenti: Hysaj do të largohet nga Napoli

Elseid Hysaj do t’i ndajë rrugët me Napolin në fund të sezonit pas gjashtë vitesh me këtë fanellë, transmeton Sinjali Sport.

Konfirmimi vjen sërish nga menaxheri i futbollistit shkodran, Mario Giuffredi, që foli në “Radio Kiss Kiss Napoli”.

E ardhmja e Hysajt është e shkruar. Nuk kemi pasur më kontakte me drejtuesit e Napolit për rinovimin”.

Ai do të sillet si profesionist deri në skadimin e kontratës”, deklaroi Giuffredi.

Hysaj ishte bashkuar me Napolin në vitin 2015, duke qenë një lojtar i rëndësishëm për klubin italian gjithë këto vite. /Gazeta Sinjali

Read Previous

Agjencia Evropiane e Barnave lejon kombinimin e barnave kundër COVID-19

Read Next

Kurti në Prekaz: Drejtësia për familjen legjendare Jashari as që ka filluar