Scholz nga Tirana do të udhëtojë menjëherë për në Izrael

Kancelari gjerman Olaf Scholz, menjëherë pas pjesëmarrjes së tij në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, do të udhëtojë menjëherë për në Izrael, për të diskutuar nga afër me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, situatën e fundit të krijuar nga lufta kundër Hamasit.

Kështu bëhet me dije nga Kancelaria gjermane, sa i takon agjendës së Scholz.

Liderë të ndryshëm ndërkombëtarë në fakt, kanë nisur të vizitojnë Izraelin, pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor, ku të vrarë mbetën mbi 1 mijë e 300 izraelitë.

Nga ana tjetër, nga kundërofensiva e Izraelit në Gaza, të paktën 2 mijë e 750 palestinezë kanë mbetur të vrarë, prej të cilëve 734 fëmijë.

Ndër liderët që kanë vizituar Izraelin, ka qenë edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ka saktësuar dhe nevojën e dërgimit të ndihmave humanitare për palestinezët në Gaza.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka vizituar një herë Izraelin dhe do ta bëjë sërish të hënën e 16 tetorit.

Një vizitë e pritshme është edhe ajo e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili mund të shkojë një Izrael këtë javë. /Albanianpost.com

Read Previous

Në samitin e Procesit të Berlinit, pritet të diskutohet edhe për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë

Read Next

CNN: SHBA po përpiqet të parandalojë një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme