KB “Gjakova e Re” pëson humbje nga KB “Kerasan Prishtina”

Skuadra e Kerasan Prishtinës ka arritur fitoren e parë të stinorit sonte, duke e mposhtur Gjakovën e Re si mysafir në ndeshjen e zhvilluar në “Shani Nuzhi. Ekipi nga kryeqyteti fitoi duelin me 14 pikë dallim, duke triumfuar 75-89.

Gjakova e Re ende s’ka shënuar fitore në Ligë të Parë, ndërsa me nga 17 pikë më efikasit kanë qenë sonte te ata Dardan Brovina dhe Bleonis Tanushi. Te ekipi fitues, Eris Zeneli u dallua me 22 pikë, ndërsa Shpat Mustafa dha 17 të tjera, e Ergin Grosha shënoi 13 pikë. Pas këtij dueli Gjakova e Re ka bilanc 0-2, ndërsa Kerasani 1-2.

/topsporti/

Read Previous

Zbarkimi i 130 ushtarëve rumunë në kuadër të KFOR-it, NATO: Trupa shtesë për të ruajtur mjedis të sigurt në Kosovë

Read Next

Shkon në 110 numri i personave që dyshohet se u helmuan në Malishevë