Kronologji: Si ndodhën inkursionet izraelite në Gaza përgjatë viteve?

Afati kohor i mëposhtëm rendit raundet kryesore të luftimeve në shkallë të gjerë midis Izraelit dhe Gazës.

Dhjetor 2008 – Izraeli nis një ofensivë ushtarake 22-ditore në Gaza, pasi raketa u hodhën në qytetin jugor izraelit të Sderot. Rreth 1 mijë e 400 palestinezë dhe 13 izraelitë u vranë përpara se të arrihej një armëpushim. Përplasja zgjati 23 ditë.

Nëntor 2012 – Izraeli vret shefin e shtabit ushtarak të Hamasit, Ahmad Jabari, i ndjekur nga tetë ditë sulme ajrore izraelite në Palestinë.

Korrik-gusht 2014 – Rrëmbimi dhe vrasja e tre adoleshentëve izraelitë nga Hamasi çon në një luftë shtatë-javore, në të cilën më shumë se 2 mijë e 100 palestinezë janë vrarë në Gaza së bashku me 73 izraelitë, përfshirë 67 ushtarë.

Maj 2021 – Pas javësh tensioni gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, qindra palestinezë u plagosën nga forcat izraelite të sigurisë në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa në Jerusalem. Hamasi i kërkoi Izraelit të tërheqë forcat e sigurisë nga kompleksi. Izraeli nisi sulme ajrore në Gaza në përgjigje të atyre që tha se ishin raketa të lëshuara nga Gaza. Në luftimet që vazhduan për 11 ditë, të paktën 260 njerëz u vranë në Gaza dhe 13 vdiqën në Izrael.

Gusht 2022 – Më shumë se 30 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë në sulmet e reja ajrore të kryera nga avionët izraelitë. Xhihadi Islamik Palestinez, dy komandantët e të cilit u vranë në sulmet ajrore, lëshoi dhjetëra raketa drejt Izraelit si kundërpërgjigje. Asnjëra nuk e preku tokën izraelite.

Maj 2023 – Izraeli nisi sulmet ajrore në Rripin e Gazës të quajtur “Operacioni Mburoja dhe Shigjeta”, i cili zgjati pesë ditë. Të paktën 13 persona, duke përfshirë gjashtë gra dhe katër fëmijë, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, gjetën vdekjen. Në mesin e të vdekurve ishin tre anëtarë të lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ). /Albanianpost.com

Read Previous

ShBA rifillon dëbimet e drejtpërdrejta të emigrantëve të paligjshëm

Read Next

Formacion sulmues apo mbrojtës? Sylvinho flet për strategjinë e Kombëtares kundër Çekisë