Zhvillimet në veri, Osmani takohet me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke zhvilluar një takim me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.

Siç merr vesh Telegrafi në këtë takim është duke u diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Po ashtu, takimi nuk është duke u zhvilluar në presidencë, mirëpo në një lokacion tjetër dhe është i mbyllur për media.

Ndryshe, dy ditë më parë presidentja Osmani zhvilloi takime të ndara edhe me krerët e partive opozitare. /Telegrafi/ 

Read Previous

Momenti kur Policia largohet nga restoranti i gruas së Radojiçiqit

Read Next

Digjen dy lokale në oborrin e QKUK – Gashi: Parandaluam djegien e Fakultetit të Mjekësisë