Sulmohen dy të rinj kosovarë në kufirin Serbi-Kroaci, njëri prej tyre theret për vdekje

Një kosovar 19-vjeçar nga Prishtina është therë për vdekje me thikë të martën mbrëma në zonën e Batrovcit në Serbi, pranë kufirit me Kroacinë.

Klan Kosova merr vesh nga burimet e saj se trupi i 19-vjeçarit, ndodhet në morgun e Novi Sadit.

Tutje Klani merr vesh se 19 vjeçari ishte me një shok të tij në kohën kur u sulmuan nga një grup emigrantësh që fillimisht tentuan t’i plaçkisnin të dy.

Ai dyshohet të jetë therë me thikë nga një emigrant i Afganistanit, për të cilin raportohet se është në kërkim policia e Serbisë.

Të dy kanë qenë duke shkuar ilegalisht në Gjermani dhe krejt kjo ngjarje ka ndodhur pas kthimit të tyre nga autoritetet kroate në Serbi.

Klani ka takuar dhe biseduar me shokun e të ndjerit, një kosovar nga Vushtrria i cili sot është kthyer në Kosovë, dhe ka rrëfyer ngjarjen te autoritetet vendore.

I njëjti ka komunikuar edhe me familjarët e 19 vjeçarit të vrarë, për t’ua kumtuar lajmin tragjik.

/klankosova/

Read Previous

Policia zbaton planin ”Goditja 2023”, arreston dy të dyshuar për narkotikë

Read Next

Osmani në Ditën e Boshnjakëve: Ndajmë historinë e përbashkët të gjenocidit serb