Gjendja në veri, Osmani i mbledh në takim partitë opozitare dhe drejtorin e AKI-së

Shefit i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti, do të takohet me presidente Vjosa Osmani.

Sipas informacioneve në këtë takim do të  marrin pjesë edhe liderët e partive opozitare. Tema e këtij takimi është terrorizmi që ndodhi të dielën në Banjskë të Zveçanit, e ku mbeti i vrarë një polic i Republikës së Kosovës dhe tre terroristë serbë.

Gjatë ditës së djeshme u kuptua që nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojçiq, ishte pjesë e sulmit terrorist. Ai shihej në disa pamje të publikuara edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. /EO/

Read Previous

Kuvendi mban nesër seancë, ky është rendi i ditës

Read Next

Themelohet Komisioni Shtetëror për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së