Miratohet udhëzuesi për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik, flet ministrja Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është aprovuar udhëzuesi për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik, detyrimet e punëdhënësve për mbrojtjen e sinjalizuesve nga aktet e dëmshme dhe të drejtat e sinjalizuesve për mbrojtje gjyqësore.

Haxhiu tha se ky udhëzues jep udhëzime për krijimin dhe mbajtjen e një sistemi të brendshëm konfidencial dhe të sigurt të menaxhimit të sinjalizimit në institucione.

“Ofron udhëzime për mbrojtjen e sinjalizuesve nga  veprimet e dëmshme, duke përfshirë krijimin dhe mirëmbajtjen e një mekanizmi për t’iu përgjigjur ankesave për veprime të dëmshme”.

“Ofron udhëzime për gjykatat dhe gjyqësorin për shqyrtimin e rasteve që përfshijnë sinjalizues ose persona të lidhur me sinjalizues”, tha Haxhiu.

E para e Drejtësisë tha se miratimi i këtij udhëzuesi plotëson edhe më tutje legjislacionin për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. /Klankosova.tv/

Read Previous

Kthehet Liga e Kampionëve: A do të mundet ndokush ta rrëzojë Manchester Cityn

Read Next

UEFA i mbyll derën sauditëve për Champions League