VIDEO/ Momenti kur vrasësi arratiset nga një burg në ShBA

Videoja e publikuar ditën e djeshme nga autoritetet në Chester County, Pennsylvania tregon se si vrasësi i dënuar me burg të përjetshëm Danelo Cavalcante arrin të arratiset nga burgu.

Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur në orën 08:51të enjten, 31 gusht në qytetin e vogël të Pocopson Township. 34-vjecari, Danelo Cavalcante u ngjit mes dy mureve, siç u cilësua edhe nga mediat ndërkombëtarë si një gafore”, duke u mbajtur me duar dhe këmbë për tu larguar.

Pasi arriti në çati, ai ishin në gjendje të zbresë një shkallë në një pjesë që ka më pak kontroll nga rojet e burgut. Kjo është hera e dytë që një i dënuar arrin të arratiset.

Shumë kanë kritikuar institucionin amerikan të vuajtjes së dënimit, pasi në fillim të këtij viti një tjetër i burgosur u arratis nga burgu në të njëjtën mënyrë. Punonjësit e burgut thanë se një tel ishte vendosur pas arratisjes së mëparshme, por me sa duket nuk ishte edhe aq i efektshëm.

Cavalcante u dënua me burgim të përjetshëm muajin e kaluar pasi u shpall fajtor për vrasjen brutalisht me thikë të ish-të dashurës në prill 2021 përpara dy fëmijëve të saj të vegjël. /abcnews.al

Read Previous

Avokati i Kadri Veselit, Emmerson: Raportet e dëshmitarit të prokurorisë janë riciklim i lajmeve serbe

Read Next

A është gati të marrë presidencën? Kamala Harris “thyen” heshtjen