Mot i vranët dhe riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu. 

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

Në Prishtinë temperaturat minimale do të jenë 17 gradë, gjersa maksimalja do të arrijë deri në 24 gradë Celsius, ndërkaq në Pejë temperaturat do të sillen ndërmjet 18 e 25 gradë.

Në Prizren temperaturat minimale do të jenë 19 gradë Celsius gjersa maksimalja do të shkojë deri 26 gradë.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.

/Telegrafi/

Read Previous

Në zonën 50 km/h voziti 109 m/h, kundërvajtësit i merret patentë shoferi

Read Next

Kushtetuta e Kaçanikut, Kurti: Kosova Republikë u bë fakt historik më 7 shtator e realitet politik më 17 shkurt 2008