Në zonën 50 km/h voziti 109 m/h, kundërvajtësit i merret patentë shoferi

Policia në Gjilan ka gjobitur një shofer pasi ka vozitur 109 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ka qenë 50 km/h.

Atij i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej 3 muaj.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë: 192; 0385045047001.” /EO

Read Previous

Katër të akuzuar në rastin “Subvencionet 3” pranojnë fajësinë, gjashtë të tjerë deklarohen të pafajshëm

Read Next

Mot i vranët dhe riga shiu