Vikendi i parë i shtatorit do të jetë me mot të ngrohët.
Të dielën, Gjakova e Kamenica do të jenë dy qytetet me temperaturën më të lartë prej 30 gradë Celsius, ndryshe nga qytetet e tjera të cilat do të kenë temperatura mes 26 dhe 29 gradë, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik.
Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i juglindjes si dhe vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.
/klankosova/