Derbi i javës në Serie A solli spektakël, Lazio mori fitoren e parë kundër kampionit aktual

Watching football and sport stream with mobile phone. Man streaming soccer game live, video replay or highlights online with smart device. Sports fan and program of tv network in smartphone screen.

Lazio ka shënuar fitore ndaj Napolit me rezultat 2-1 si mysafir në derbin e javës së tretë në Serie A.

Ndeshja nisi me futboll të bukur dhe sulmues nga të dy skuadrat, por goli i parë erdhi në minutën e 30-të.

Luis Alberto me thembër tundi rrjetën nga afër duke e kaluar Lazion në epërsi prej 1-0.

Por nuk vonoi shumë dhe pas dy minutash Napoli ktheu baraspeshën në lojë me golin e Piotr Zielinskit (1-1).

Edhe pjesa e dytë nisi me raste, por Lazio ishte ajo që shënoi, kësaj radhe me transferimin e ri Daichi Kamada që tundi rrjetën për 2-1.

Lazio shënoi edhe dy herë të tjera me Mattia Zaccagnin dhe Matteo Guendouzin, por që të dy golat u anulua për pozitë jashtë loje.

Deri në fund Napoli tentoi ta barazonte ndeshje, por nuk ia doli, ndërsa Lazio mori fitoren e parë këtë kampionat.

Amir Rrahmani luajti për 90 minuta te Napoli, ndërsa Elseid Hysaj ishte në fushë për 81 minuta te Lazio.

/Telegrafi/

Read Previous

Hetimet e krimeve të luftës, në Kosovë 33 të dënuar – në Serbi vetëm 17

Read Next

Osmani vizitë dyditore në Shqipëri, do të takohet me Begajn dhe Ramën