Ballkani luan te BATE Borisov, kërkon të rishkruaj historinë në Evropë

Kampioni i Kosovës, Ballkani kërkon të rishkruaj historinë në futbollin evropian, duke kërkuar kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës, në ndeshjen kthyese ndaj BATE Borisov.

Ballkani do të luajë në udhëtim te klubi bjellorus në kuadër të ndeshjes kthyese të vlefshme për fazën “play-off” në Ligën e Konferencës.

Megjithatë, për shkak të sanksioneve evropiane për bjellorusët ndeshja do të zhvillohet në Hungari, në “Varosi Stadion” me fillim nga ora 20:00.

Ekipi i Ilir Dajës ka fituar ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat të thellë 4-1 dhe synon ta konfirmoj këtë fitore për të siguruar kualifikimin.

Kalimi në grupet e Ligës së Konferencës do të ishte histori në vete për klubin nga Kosova, pasi do të ishte për herë të dytë radhazi, pas sezonit të kaluar. 

/Telegrafi/

Read Previous

Treni vret pesë punëtorë të hekurudhave në veri të Italisë

Read Next

Konfirmohen 32 ekipet që do të luajnë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2023/24