Është arrestuar një 40-vjeçar në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Perugias në Itali e ka dënuar me 5 vjet burg, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vjet e 9 muaj.
“Gjykata e Apelit në Perugias në Itali, e kishte dënuar për akuzat “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike”, (kryesisht kokainë), “Mbajtje, pordhim, shpërndarje të sasie të mëdha të lëndëve narkotike (kokainë), kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po zhvillojnë procedurat për ekstradimin e shqiptarit për në Itali”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnwes.al