Ushtria, zjarrfikësit dhe helikopterët në aksion

Ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Pelesi bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë shuar 10 zjarre në të gjithë vendin. Sipas tij, për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 100 pjesëtarë të ushtrisë, 4 automjete dhe një helikopter “Cougar”.

“Po shkojmë drejt shuarjes përfundimisht të zjarrit në malin Spirag, ku prej dy ditësh janë vendosur 100 ushtarë dhe helikopteri i ushtrisë “Cougar” për të neutralizuar plotësisht flakët”, tha ai./Alsat.mk/

Read Previous

Programuesit janë më të paguarit në Maqedoni të Veriut, ja çfarë ju pret për një pagë mujore prej 3000 euro

Read Next

Apptronik Apollo është roboti i ri humanoid në treg