Zyrtarët grekë thonë se 79 persona u arrestuan për zjarrvënie

Zyrtarët grekë bënë 79 arrestime lidhur me pretendimet e dyshuara për zjarrvënie në shumë prej zjarreve që kanë shkatërruar vendin këtë verë.

Ministri i Mbrojtjes, Civile Vasilis Kikilias, tha se zjarrvënësit po vazhdojnë të ndezin zjarre në të gjithë vendin me disa përpjekje të reja për të ndezur flakët në veriperëndim të Athinës në malin Parnitha. Qindra zjarre kanë vrarë 20 njerëz këtë javë.

“Zjarrvënësit po ndezin zjarre që kërcënojnë pyjet, pronat dhe mbi të gjitha jetët njerëzore”, tha Kikilias në një konferencë. “Nuk do t’ia dili. Ne do t’ju gjejmë dhe do të mbani përgjegjësi”.

Stefan Doerr, i cili drejton Qendrën për Kërkimin e Zjarrit në Universitetin Swansea, tha se zjarrvënësit e dyshuar kanë përfituar nga kushtet e nxehta dhe të thata këtë verë për të ndezur zjarre që më pas përhapen shpejt.

Trupat e 19 personave që besohet se ishin emigrantë me fëmijë, u zbuluan pranë rajonit Evros në Greqinë verilindore pas një zjarri.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarciq, tha se më shumë se 180,400 hektarë u dogjën në Aleksandropolis, duke shënuar zjarrin më të madh të regjistruar ndonjëherë midis vendeve anëtare.

“Ne duhet të vazhdojmë të forcojmë përpjekjet kombëtare dhe kolektive të parandalimit dhe gatishmërisë në funksion të stinëve më brutale të zjarrit,” tha Lenarciq.

Zjarret kanë djegur gjithsej më shumë se 321 mijë hektarë në Greqi, një tjetër rekord i BE-së, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje.

/klankosova/

Read Previous

Osmani: Presim që Ukraina ta kthejë mbështetjen ndaj Kosovës

Read Next

Rama për raportet me Kurtin: S’ka telenovelë, jemi sovranë dhe kemi qëndrimet tona