Osmani: Urime Ukrainës për Ditën e Pavarësisë, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Ukrainën për Ditën e Pavarësisë.

Ajo ka thënë se ukrainasit janë të pandalur në rrugën e tyre edhe pse janë në luftë pas sulmeve ruse.

“Zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe në mes të hijeve të një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer”.

“Nga një tokë e forcës, demokracisë dhe shpresës në tjetrën, i urojmë popullit të guximshëm të Ukrainës Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, ka thënë Osmani.

/Klankosova.tv/

Read Previous

COVID-19 ende i pranishëm – për dy javë në Kosovë u raportuan 46 raste pozitive

Read Next

Aeroporti “Adem Jashari” u kërkon udhëtarëve që kanë humbur valixhet të lajmërohen para datës 3 shator