Shefi i EULEX dhe ajo e UNMIK në takim, ritheksohet rëndësia për dialog dhe shtensionim

Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka qëndruar për vizitë në zyrat e misionit të UNMIK-ut.

Aty ka njoftuar të jetë pritur nga Përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Caroline Ziadeh ku kanë folur për një mori çështjesh që lidhen me aktualitetin.

“Ndër çështje të tjera me rëndësi dhe partneritetin e gjatë Bashkim Evropian-Kombe të Bashkuara, ne diskutuam edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka shkruar Barbano.

“Ritheksuam rëndësinë për dialog dhe shtensionim”, përfundon ai. /Klankosova.tv.

Read Previous

Inaugurohet “Muri i Nderit” për sakrificën e shqiptarëve gjatë Holokaustit

Read Next

Hill tregon “përbërësit” për një të ardhme “paqësore” mes Kosovës dhe Serbisë: Duhet vetëm të bashkojmë pjesët