Deputeti ukrainas Goncharenko : Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka thënë se Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ky reagim vjen lidhur me takimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Goncharenko theksoi se Serbia është aleate e Rusisë dhe se Ukraina nuk ta tërheq Serbinë në anën e saj.

“Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë me një shumicë të pabesueshme”.

“A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të kemi kompromis për parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Goncharenko.

/Klankosova.tv/

Read Previous

SBASHK: E tmerrshme të ndëshkohen minatorët grevistë të Trepçës

Read Next

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 37 aktakuza kundër 47 personave