Shqipëria, vendi i parë ballkanik në misionin MFO

Albanian infantry during helicopter operations with the US Army. American helicopters transport VJTF-troops of the light infantry brigade (Dutch Marines, British Grenadier Guards and Albanian soldiers) during a three-pronged air assault. The operation started early in the evening while it was still light, but the attack continued in the dark. The attack was supported by American Army Apache attack helicopters. Credit: Cpl Jasper Verolme Mediacentrum Defensie Info: [email protected]

Shqipëria është vendi i parë ballkanik që bëhet pjesë e misionit të Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhguesit “Multinational Force & Observers”.

Të paktën kështu ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili vlerësoi se “misioni i MFO është shumë i rëndësishëm për të siguruar zbatimin e Traktatit të Paqes mes Egjiptit dhe Izraelit”.

“Ndaj në këtë rrugëtim historik, jemi besimplotë se efektivët tanë të Policisë Ushtarake, me aftësitë e tyre të shkëlqyera do të ndikojnë pozitivisht në stabilitetin rajonal do të ndihmojnë në parandalimin e shkeljeve të kushteve të këtij traktati”.

Peleshi shprehu vendosmërinë e Forcave të Armatosura shqiptare për të kryer detyrat me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë.

Origjina e MFO-së qëndron në Aneksin I të Traktatit të Paqes të vitit 1979 ndërmjet Egjiptit dhe Izraelit, në të cilin palët morën përsipër t’i kërkonin OKB-së të siguronte një forcë dhe vëzhgues për të mbikëqyrur zbatimin e këtij traktati.

Neni II i Aneksit I të Traktatit të Paqes përcakton katër zona sigurie: tre të vendosura në Sinai në Egjipt dhe një në Izrael përgjatë kufirit ndërkombëtar. Në këtë aneks përcaktohen edhe kufizimet për forcat dhe pajisjet ushtarake brenda secilës zonë.

/albanianpost/

Read Previous

Një video e re zbulon detajet e trazirave: Tifozi i AEK-ut është vrarë nga anëtari i grupit të tij?

Read Next

Porti i Durrësit fluks pune, mbi 20 mijë turistë u larguan këtë javë nga Shqipëria