Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, vendet perëndimore i kanë dhuruar Kievit armë të sofistikuara për t’u mbrojtur nga agresioni rus.
Megjithatë armët e avancuara perëndimore dallojnë shumë nga ato me të cilat ishin mësuar ukrainasit t’i përdorin.
Për këtë shumë prej tyre janë dërguar në vendet perëndimore për t’u trajnuar në riparimin e tyre, në rast se dëmtohen pjesërisht gjatë luftimeve me rusët.
E një prej tyre është mekaniku i quajtur “John”, i cili tha për Reuters se është dashur kohë të mësojë sesi të riparojë makinerinë luftarake të marrë nga vendet perëndimore.
Megjithatë, vendi ku ai dhe kolegët e tij operojnë është shumë sekret, për shkak të natyrës së punës dhe faktit që nuk duhet zbuluar nga ana e forcave pushtuese se çfarë armë kanë në dispozicion.
John thotë se shpesh i duhet të konsultojë manualet për të riparuar këto mjete luftarake, të cilat për të në fillim ishin shumë të komplikuara, por që me kalimin e kohës filloi t’i “njoh” më mirë. /Telegrafi/