Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë në të gjithë vendin të enjten pas vrasjes me armë zjarri të kandidatit presidencial Fernando Villavicencio.https://ads.gogel.al/www/images/326162b45f8f69637f7d20a8dd5cc458/index.html?clickTag=https%3A%2F%2Fads.gogel.al%2Fwww%2Fdelivery%2Fcl.php%3Fbannerid%3D2781%26zoneid%3D286%26sig%3Df73ebd4408c2d2b22e8503d4727d119d62dbc05cfa699ab614889bfa4f58013d%26dest%3Dhttps%253A%252F%252Fpromo.one.al%252Fmixnmax
“Forcat e Armatosura që nga ky moment janë mobilizuar në të gjithë territorin kombëtar për të garantuar sigurinë e qytetarëve, qetësinë e vendit dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike të 20 gushtit”, tha Lasso në një adresë të transmetuar në YouTube.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.
Sipas multimedialit britanik “BBC”, Fernando Villavicencio u sulmua teksa po largohej nga një tubim në qytetin verior të Quito-s të mërkurën.https://s0.2mdn.net/sadbundle/14051339083211366374/index.html?ev=01_250
Një anëtar i ekipit të tij të fushatës i tha mediave lokale se Villavicencio po hipte në një makinë kur një burrë doli përpara dhe e qëlloi në kokë.
Presidenti aktual Guillermo Lasso u zotua se “krimi nuk do të mbetet i pandëshkuar”.
Dëshmitarët thanë se 59-vjeçari u qëllua tre herë, shkruan “Reuters”.
I dyshuari u qëllua gjithashtu në një shkëmbim plumbash me sigurinë dhe më vonë vdiq nga plagët e tij, tha prokurori i përgjithshëm i vendit në mediat sociale.
Ata shtuan se nëntë persona kanë pësuar lëndime, duke përfshirë një kandidat për asamble dhe dy policë.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është planifikuar të mbahet më 20 gusht.
Përveç sigurisë, fushata e Villavicencio-s ishte përqendruar në reduktimin e shkatërrimit të mjedisit dhe në trajtimin e korrupsionit.
Këtë temë ai e kishte mbuluar në një karrierë të mëparshme si gazetar.
Javën e kaluar, ai tha se ai dhe ekipi i tij ishin kërcënuar nga kreu i një bande të lidhur me trafikun e drogës.
Villavicencio, i cili ishte i martuar dhe kishte pesë fëmijë, ishte një nga tetë kandidatët në raundin e parë të zgjedhjeve, edhe pse jo kryesuesi.
Vrasja e tij pason atë të Agustín Intriago, kryebashkiak i qytetit Manta, në korrik dhe Omar Menéndez, kandidat për kryetar bashkie në qytetin e Puerto López, në shkurt.
/albanianpost/