Fillon hartimi i peticionit për largimin e liderëve veriorë

Punën për mandatin që e mori para tetë ditësh e synon ta kryejë për tri javë, do ta nisë të mërkurën.Në takimin e parë, grupi punues që do të hartojë udhëzimin administrativ për largimin e kryetarëve të komunave veriore, pritet të nxjerrë draftin fillestar.

Finalizimi i tij, përcakton hapat për peticionin që kërkon nënshkrimin e 20 për qind të elektoratit.

Në grupin punues, shprehen të bindur se udhëzimi do të jetë gati në afatin e 1 shtatorit

Ky ekip përbëhet nga përfaqësues të Qeverisë, Presidencës e shoqërisë civile.

Ndër ta nuk ka serbë, por kryesuesi i këtij grupi shprehet i hapur për pjesëmarrjen e tyre./KlanKosova/

Read Previous

Pas rasteve të fundit, Policia e Kosovës nis të zbatojë planin operativ “Goditja”

Read Next

Presidentja e kërkon ndihmën e ShBA-së për përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO